Një aksident me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Bulqizë. Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku mjetit tip golf me targa AA 390 IM  ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj shoferi me inicialet D.D., është plagosur rëndë. Ai u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Traumës, Tiranë për të marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake, thuhet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara në rrugë.

Top Channel