Festa e ditëlindjes së DigitAlb bëhet edhe më e bukur me Illusionarium – Muzeun e Iluzioneve Optike më 13-14-15 Korrik në sheshin “Skënderbej”, një argëtim për të gjithë familjen.

Koleksioni më i madh i iluzioneve optike nëpërmjet të cilit në mënyrë spektakolare zbulohen sekretet e trurit të njeriut. Ekzistojnë principe shkencore që mbështesin iluzionet optike? Realiteti a është ekzaktësisht ai që shohim?

Në këtë rrugëtim në botën e perceptimeve, fëmijë dhe të rritur do të përjetojnë drejt për drejti surprizat që mendja jonë na ofron, se si truri ynë përpunon atë ç’ka syri sheh e nganjëherë gënjehet.

Një muze interaktiv që na shoqëron në botën virtuale të populluar nga subjekte që nuk ekzistojnë, fytyra që fshehin fytyra të tjera, projekte që duken si të realizuara nga arkitektë të dehur, statuja që rrotullohen si për të ndjekur rrugëtimin tonë, vizatime që duket sikur janë.

Një eksperiencë unike në botën e perceptimeve ku të rritur e fëmijë do të argëtohen mes illuzioneve optike më të bukura të përjetuara ndonjëherë.

Por “Illuzionarium” nuk është vetëm habi dhe argëtim por ka në vetvete edhe shumë shkencë; vetëm nëpërmjet njohjes së mirë të ligjeve të shkencës mund të realizohen iluzione fantastike.

DigitAlb ju pret me një prej shumë dhuratave dhe surprizave për t’u shijuar në Sheshin Skënderbej prej mëngjesit të datës 13 më pas më 14 e 15 Korrik.

Top Channel