Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit G.K., 49 vjeç. Arrestimi i 49 vjeçarit erdhi mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar të policisë.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në maj 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë.

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA