Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentralëve në lumenjtë e vendit. Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania’ protestuesit mbanin në duar pankarta ku bëhej thirrje kundër hec-eve, madje në disa prej tyre ndërtimi i këtyre veprave konsiderohej si gjenocid.

Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.

Protesta të ngjashme janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më 16 korrik.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA