Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:30, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë. Automjeti  tip “Mercedes Benz” është në pronësi të shtetasit S.D.

Si pasojë e flakëve është djegur aksidentalisht edhe një “Mercedes Benz” tjetër, i parkuar aty pranë. Ky i fundit ishte  pronë e një subjekti juridik,  i cili është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Top Channel