Hose Murinjo thuhet se ka biseduar me personin më të famshëm në Kinë për të bërë një rikthim në skenën e menaxhimit të futbollit.

Sipas TalkSport, Murinjo është takuar me figurën më ndikuese të futbollit në Kinë, Hui Xhiajin, kryetar i Grupit Evergrande, që financon ekipin Gugangzhu Evergrande.

Menaxheri portugez po kërkon një vend të ri pune pasi u shkarkua nga Manchester United ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Hui, ndërkohë, ka shumë dëshirë të tërheqë emra të mëdhenj futbolli në Kinë.

Sipas lajmit, miliarderi i patundshmërive ka pasur një bisedë pozitive me Murinjon, dhe ka pasur biseda të tjera me ndërmjetësues. Po ashtu, thuhet se Murinjo, ish drejtues i Çelsit, Manchester United, Real Madritit, Interit, Milanit dhe Portos, është duke e pranuar mundësinë për të nisur një karrierë në Kinë.

Murinjoja ka pritur me durim që pas shkarkimit në dhjetor, por tani mund të fillojë një punë së shpejti.

Nëse Super Liga kineze arrin ta marrë, Murinjoja do të ishte menaxheri më i lartë, bashkë me të tjerë si Rafa Benitez, Fabio Kapelo dhe Sven-Goran Eriksson.

Murinjo, i cili është parë në Uimbelldon të enjten, ka pranuar se ka dashur t’i kthehet menaxhimit: “Kam shumë cilësi dhe një prej tyre është të respektoj klubet e tjera dhe menaxherët e tyre”, ka thënë ai. “Kur lashë Mançesterin në dhjetor, menjëherë vendosa që do të punoja gjatë verës. Shpresoj të kthehem në korrik me një projekt që më pëlqen shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA