Shumëkush e quan një kërcënim, ndërsa tifozë të tjerë po e quajnë dorëzim, atë që ka paralajmëruar sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, për të ardhmen e tij.
Bomberi i Rizespor që po kërkohet nag skuadrat më të njohura në futbollin turk, tha se do të respektojë kontratën e tij, duke lënë të kuptohet se kështu ekipi që ka në pronësi kartonin, nuk do përfitojë asgjë.
Në kulmin e zërave për një kalim të mundshëm te Galatasaray apo Fenerbahce, dy ekipet e Stambollit që e kanë kërkuar zyrtarisht, Muriqi tha se i qëndron marrëveshjes, pas problemeve të fundit.
“Kam pasur një bisedë telefonike me Presidentin, Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes. Duke qenë se ka mosmarrëveshje për transferimin, dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin, deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar.” tha Muriqi.
Sulmuesi që ka shkëlqyer me fanellën e Kosovës në Ligën e kombeve dhe është bërë protagonsit me gola edhe në eliminatoret e Europianit 2020, kërkohet gjithashtu nga skuadra e Tuluz në Francë.
Top Channel