Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra edhe gjyqtaren Valbona Duraj. Duraj ishte gjyqtare pranë Gjykatës Administrative në Shkodër.

Vendimi se nuk e ka kaluar procesin e rivlerësimit i është komunikuar sot gjyqtares Duraj, e cila mori pjesë në seancë. Trupi gjykues përbëhej nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Vetting-u ka shkarkuar një numër të konsiderueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për shkak të problemeve në deklarimet e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Top Channel