Një turist ka vdekur nga shpërthimi i vullkanit në ishullin italian Stromboli. Vullkani lëshoi magmë të nxehtë dhe mbuloi me hi të gjithë zonën turistike.
Mediet raportojnë se turisti u vra nga gurët që ranë gjatë shëtitjes që ai po bënte pranë vullkanit. Ndërkohë mësohet se edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.
Shpërthimi i papritur filloi të nxjerrë magmë papritmas. Vullkani ndodhet në veri të Sicilisë.
Ekipet e zjarrit shkuan në zonë për të shpëtuar njerëzit në rrezik, ndërkohë që një avion kanadez u vu në dispozicion.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se prej shpërthimit rreth 30 turistë u hodhën në det për siguri.
“Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Kishte një zhurmë të madhe”, tha Michela Favorito, e cila punon në një hotel pranë Fico Grande, në anën lindore të ishullit.
“Ne mbyllëm veshët dhe pas kësaj një re e hirit mbulli qiellin,” tha ajo për Reuters.
Top Channel