Foto ilustruese

Një i arratisur nga burgjet greke është arrestuar nga njësia operacionale e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Qafë Plloçë të Pogradecit.

Top Channel mëson se të arratisurit me inicialet R.L iu gjetën edhe dy granata dhe një pistoletë.

Nga kontrolli në shtëpi rezultoi se ai kishte mbjellë edhe 1500 rrënjë hashashi.

Gjithashtu mësohet se i arratisuri nga burgjet greke ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm.

Top Channel