Ndërsa Partizani vijon me përgatitjet për ndeshjen me Karabakun në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, drejtuesit e “të kuqve” vijojnë punën e tyre në merkaton e transferimeve.

Radhët e “të kuqve” në orët e fundit janë përforcuar me sulmuesin Xhozef Ekuban.

Skuadra kampione e vendit e mori futbollistin ganez në formën e huazimit me të drejtë blerjeje nga skuadra italiane e Veronës duke bërë edhe prezantimin e tij në ambientet e klubit.

Ekuban i është bashkuar menjëherë skuadrës kryeqytetase që javë më parë siguroi edhe shërbimin e Brojas, Uilliam Kordeiro Melos dhe Esin Hakajt, për këtë të fundit bëhet fjalë për një rikthim te “Të Kuqtë”.

Ndërkaq Partizani bën të ditur edhe arritjen e marrëveshjes me Egzon Belicën për rinovimin e kontratës edhe për 2 sezone të tjerë deri në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA