Kryemadhi ndryshe nga PD: Lufta ndaj kapjes së shtetit, më e rëndësishme se karriget e disa kryebashkiakëve

04/07/2019 12:24

Ndryshe nga kryebashkiakët e Partisë Demokratike që kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të dalin nga zyrat për shkak se nuk e njohin procesin e 30 qershorit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka një qëndrim më tolerant.

Pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, Kryemadhi deklaroi se “është shumë më e rëndësishme lufta ndaj varfërisë dhe kapjes së shtetit, se karriget e disa kryebashkiakëve dhe deputetëve.”

Kryemadhi tha se 30 qershori është ilegjitim për shkak të dekretit të presidentit Ilir Meta, ndërsa paralajmëroi se pushteti i kryeministrit Edi Rama nuk do të jetë jetëgjatë.

E pyetur për protestën e radhës të opozitës, kryetarja e LSI tha se “ajo do të jetë si gjithë të tjerat, do të jetë paqësore.”

Top Channel