Deputetët do të rikthehen sot në seancë plenare pas disa javësh pushim. Seanca e Kuvendit do të nisë në orën 10:00, ndërkohë që është bërë publike edhe rendi i ditës.

Dy projektligje dhe dy projektvendime janë parashikuar të miratohen nga deputetët, ndërkohë që në rendin e ditës është përfshirë edhe dekreti i presidentit Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend ligjin “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”.

Edhe seanca e sotme pritet të dominohet nga diskutimet e deputetëve kryesisht mbi krizën politike dhe përplasjet e mazhorancës me presidentin Meta.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA