Partia Demokratike ka njoftuar paraditen e sotme mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar. Në fokus të diskutimit do të jetë aksioni politik pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Shefi i selisë blu, Lulzim Basha një ditë më parë takoi kryebashkiakët e djathtë ende në detyrë dhe që  tashmë janë të detyruar që t’ua dorëzojnë zyrat kandidatë ve fitues të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe ai  i Mallaksatrës, Agron Kapllanaj, tha se nuk do ta dorëzojnë detyrën, pasi zgjedhjet janë të pavlefshme. Gjithashtu Basha njoftoi organizimin e protestës së 10 kombëtare pas takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Mënyra e aksionit politik pas zgjedhjeve do të diskutohet sot me Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i së cilës është ish-Presidenti Bujar Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA