Debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel mes të ftuarve. Petro Koçi, zëvendës-ministri i Mbrojtjes ka bërë akuza të forta për opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

Petro Koçi, zv.ministri i Mbrojtjes, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se opozita me dashje apo pa dashje ka ndihmuar interesat e atyre vendeve të huaja që kanë investuar dhe investojnë për destabilitetin politik të rajonit tonë.

Koçi komentoi edhe deklaratën e Metës, ku sipas sipas tij Meta ka mbrojtur Lulzim Bashën. “Presidenti ka mbrojtur Lulzim Bashën nga një shkarkim i mundshëm nga kryetari i Partisë Demokratike”- tha Koçi.

Top Channel