Eurodeputeti italian, David Maria Sassoli u zgjodh President i Parlamentit Europian, të mërkurën, kjo pasi edhe liderët e BE-së rekomanduan që një socialist duhej të zgjidhej në krye të legjislaturës së re.

Sassoli mori 345 vota në raundin e dytë. Jan Zahradil mori 160 vota dhe Ska Keller 119.

Ish gazetari italian zëvendëson kështu Antonio Tajanin në rolin e ngjashëm, me atë të kryetarit të parlamentit.

Votimi në Parlamentin Europian vjen një ditë pasi liderët e BE-së ranë dakord për nominimet, për postet kryesore të bllokut me një grua, që për të parën herë propozohet si shefe e Komisionit Europian.

Zgjedhja surprizë e Ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, për të zëvendësuar Zhan Klod Junker, pasoi negociata të vështira që çuan në refuzimin e pretendentëve kryesorë.

Emri i saj duhet të miratohet nga një shumicë eurodeputetësh, në një votim që do të mbahet në Strasburg, më 15 korrik.
Nëse kandidatura e saj refuzohet, liderët kombëtarë do të kenë edhe një muaj kohë për të nominuar një zëvendësues.

Kristine Lagarde, shefja aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar është nominuar si gruaja e parë në krye të Bankës Qendrore Europiane.

Ndërsa kryeministri liberal belg, Charles Michel, është zgjedhur për të zëvendësuar Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell mund të jetë zëvendësuesi i Federika Mogerinit, në postin e përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA