“Arkeologët kanë zbuluar të tjera “mbetje njerëzore” në Rumaninë verilindore pranë një zone ku në vitin 2010 ata zbuluan një varr masiv për më shumë se 100 hebrenj të vrarë nga trupat rumune gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë prokurorët ushtarakë të martën.

Arkeologët, të cilët janë mbështetur nga Instituti Elie Wiesel dhe po pastrojnë zonën që nga viti 2010 nga varret e tjera masive, gjithashtu zbuluan një granatë.

“Të njoftuar nga Instituti Elie Wiesel … nisëm një hetim penal lidhur me zbulimin e shumë mbetjeve njerëzore gjatë punës kërkimore arkeologjike në afërsi të një zone ku u gjet një varr masiv në vitin 2010”, thanë prokurorët në një deklaratë .

Vendi është mbyllur por nuk ka detaje të mëtejshme.

Varri masiv, i zbuluar në vitin 2010 ishte vendosur në një zonë pyjore të quajtur Vulturi, rreth 400 km në veri të Bukureshtit, përmes të cilave trupat rumune dhe gjermane përparuan në fillim të pushtimit të tyre nga Bashkimi Sovjetik më 1941.

Një komision ndërkombëtar i kryesuar nga fituesi i çmimit Nobel Wiesel kishte dalë në përfundimin se në 2004 se në Rumani u vranë 280,000 dhe 380,000 hebrenj rumunë dhe ukrainas.

Shumë prej tyre u therën në masakra dhe  pothuajse 15,000 hebrenj u vranë në vitit 1941 në qytetin e Iashit, ose vdiqën në kampet e punës apo trenat e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA