Presidenti Ilir Meta ka kritikuar reformën në drejtësi, duke e pagëzuar atë me emrin “Ramaforma”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu u shtetit u shpreh me tone ironizuese ndaj Kryeministrit, duke thënë se “timonieri ynë ka timon por s’ka fren dhe si i tillë shquhet për ‘krijimtari’ të papërmbajtshme”.

“Mirëmëngjesi të dashur qytetarë!

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka fren dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqenëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA