Policia ka arrestuar 5 persona sot në Shkodër, pas sekuestrimit të 205 kilogramë drogë.

Policia njofton se janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
•G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
•K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
•E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
•Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Njoftimi

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “PREKALORI “.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen 205 kg lëndë narkotike dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e kësaj lënde.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila regjistroi Procedimin Penal nr. 964 i vitit 2019, për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë procedim janë kryer në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadër të këtij hetimi mesditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor “PREKALORI“ ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

•Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
•G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
•K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
•E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
•Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2 dhe 301 të Kodit Penal.

Top Channel