Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, e pëson keq në Rio De Janiero, ku ndodhet jo për Copa America (u la jashtë nga Tite), por për të kaluar pushimet verore.
Të hënën në mbrëmje 31-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga agjentët e policisë rrugore, të cilët i kërkuan të bënte testin e akoolit. Marcelo refuzoi t’i bindej kërkesës së policisë, duke pranuar që të paguante një gjobë të majme e cila kushtonte jo pak, por 675 euro për tejkalim të shpejtësisë.
Në fakt, një shumë e tillë nuk ndikon aspak në ekonomike e mbrojtësit, që përfiton miliona euro nga paga si futbollist i Realit.
Mirëpo telashet për Marcelon nuk u mbyllën me gjobën e paguar, pasi atij iu pezullua edhe patenta për një vit në Brazil.
Top Channel