Fati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Gjermania. Por ndërsa prokuroria është në pritje të dy letërporosive, shtyrja e afateve hetimore edhe me tre muaj të tjerë solli reagimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai kundërshtoi ne gjykate vendimin e prokurorit, por gjykatat për herë të tretë që nga janari e rrezoi sërisht avokatin e Llallës.

Që do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda është e ligjëruar me vendim gjykate ne pritjen e letërporosive.

Por për avokatin e ish-prokurorit të përgjithshëm vendimi i Gjykatës ishte i pritshëm përsa kohë ai foli vetëm për temperaturat e larta.

“Është vapë, është shumë vapë”, shmangu avokati interesin e gazetarëve.

Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda është e rëndësishme të mësoje mbi vizitat e Adriatik Llallës në Gjermani, apo edhe shkollimin e fëmijëve përsa kohë e dyshon për mos deklarim të parave në kufi apo edhe fshehje pasurie.

Pas përfundimit të mandatit pesë vjeçar, Adriatik Llalla hoqi dore nga drejtësia, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e vettingut ndaj tij, por edhe daljen nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.

Disa nga pasuritë e tij janë nën sekuestro për llogari te hetimeve të Krimeve të Rënda, të cilat megjithëse e kanë regjistruar dosjen prej majit 2018, ende nuk e kanë marrë në pyetje njeriun, i cili në fund të karrierës si kryeprokuror ishte një nga emrat më të lakuar nga ish-ambasadori amerikan.

Top Channel