“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama i përgjigjet organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin 21/06 22:39
Një ditë më parë Presidenti Meta foli për një komplot kundër Shqipërisë, e ftuar në studion e Top Talk, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, u pyet pikërisht për këtë deklaratë.
Sipas saj, fjalimi i Metës nuk duhet marrë seriozisht dhe Komisioni Sigurisë nuk ka lidhje me përçartjet e Presidentit.
“Do shpresoja shumë që të mos e kishit marrë seriozisht përmbajtjen e asaj që tha Presidenti. Ato treguan që Meta ka dalë nga roli i tij si President i Republikës, por qartësisht ka marrë flamurin e opozitës. Detyra jonë s’ka lidhje me përçartjet e Presidentit”, u shpreh ndër të tjera Ermonela Felaj.
Top Channel