Vazhdon të jetë i ashpër debate në OPEN, ku po diskutohet për zgjedhjet e 30 qershorit. Ish-deputetja e PD, Grida Duma është përplasur me ministrin Blendi Klosi. Sipas Dumës, PS i vodhi zgjedhjet edhe pse ishte e vetme në garë.

“Këta vjedhin zgjedhjet edhe kur janë vetëm. Ata dolën me 107% të votive. Si mund t’u besosh këtyre”, tha Grida Duma.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klosit, sipas tij, pjesëmarrja e PS në zgjedhje ishte e detyruar nga ligji.

“Ne nuk vajtëm vetëm. Kjo është të shkallosh nga mendtë. Ju ikët nga gara. Ne nuk vajtëm vetëm. Ne zbatuam ligjin. Ne ju përgjigjem datës 30 qershor. Do të doja që të fitonim me garë”, tha Klosi.

Top Channel