I famshëm për jetën e tij të egër, unike dhe prodhimin e vaniljes, ishulli i Madagaskarit ka edhe një tjetër kartë drejt famës, është burimi i haviarit të parë dhe të vetëm afrikan.

Është ky një projekt i pazakontë në vendin e mbërthyer nga varfëria, por pronarët e biznesit janë të vendosur se ushqimet luksoze mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë lokale.

“Shumë njerëz qeshnin me ne. Por, na u desh pak kohë që të provonim se e gjithë kjo ishte serioze. Haviari i Madagaskarit është tani i vetmi haviar i prodhuar në Afrikë dhe oqeanin indian”, tha një banore.

Sigurisht, sipërmarrja ishte një bast i madh. Ishulli në brigjet e Mozambikut është vetëm një aktor i parëndësishëm në kuptimin e prodhimit global që dominohet nga Kina, Italia dhe Franca, edhe pse prodhuesit në detin Kaspik vazhdojnë të krenohen me haviarin më të vyer, nga belugat. Sidoqoftë, vitin e shkuar, Mozambiku prodhoi një ton haviar në një treg botëror prej rreth 340 tonësh në vit. Promovuesit e tij ambicioz, shpresojnë të shohin një rritje të prodhimit deri në pesë tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA