Trupi i një njeriu ra nga një aeroplan i Kenia Airways në kopshtin e një shtëpie në Londër. Mediet britanike raportuan: -“Trupi i një klandestini të dyshuar përfundoi në kopshtin e një shtëpie në Clapham, Lambeth, në jug të Londrës”. Policia dhe linja ajrore konfirmuan lajmin.
Trupi i një njeriu ra nga një aeroplan i Kenia Airways në kopshtin e një shtëpie në Londër. Mediet britanike raportuan: -“Trupi i një klandestini të dyshuar përfundoi në kopshtin e një shtëpie në Clapham, Lambeth, në jug të Londrës”. Policia dhe linja ajrore konfirmuan lajmin. Dyshohet se kufoma është hedhur nga një avion që po vinte nga Naerobia, drejt Londrës.
Dyshohet se viktima ishte brenda aeroplanit pranë marsheve të uljes dhe me gjasë mund të ketë vdekur nga i ftohti. Vetëm kur marshet e uljes janë hapur, trupi i njeriut ka rënë në tokë pasi është thithur nga vorbulla e ajrit. Një qese u gjet në aeroplan, ujë dhe ushqim.
Aeroplani, një Boeing 787, zbriti në Heatrow në orën 3.56 të dielën.
Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur. Më 22 shtator 2012, një 30-vjeçar nga Mozambiku vdiq para se një aeroplan nga Angola të ulej në tokë. “Viktima mendoi se mund t’i mbijetonte fluturimit 9 orësh, por për fat të keq nuk ishte kështu”.
Top Channel