A do të arrestohet Ilir Meta?! Ja qëndrimi i kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Felaj

03/07/2019 16:28

Përplasja Mazhorancë-President, po shkon drejt shkarkimit të këtij të fundit, e ftuar në studion e Top Talk, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.

“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha ajo në studion e Top Talk.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Top Channel