Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se palët duhet të ulen urgjentisht në tavolinë dhe ndërkombëtarët kanë nisur të ndërmjetësojnë me palët.

Ish-ministri theksoi se duhet ndryshuar urgjent Kushtetuta që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Gjithashtu sipas Milos, Rama dhe Berisha ranë dakord për ndryshimet kushtetuese, pasojat e së cilës janë edhe sot, kur ka lindur nevoja për ndryshime kushtetuese.

Por nga ana tjetër, sipas Milos, atëherë askush nuk e vuri në diskutim dhe kjo për shkak se politikanët nuk ishin aq të zgjuar sa të mendonin se do vinim në këtë situatë, ku është prodhuar krizë dhe që për zgjidhjen e saj, ka probleme të mëdha.

Top Channel