“Pozitivisht mund të themi se votimi u zhvillua në një situatë përgjithësisht të paqtë. Ne pamë prova se zgjedhësit u ndodhën nën presion nga të gjitha palët politike…” Trysnia me të cilën u gjenden qytetarët nga të gjitha partitë politike ishte promblematika e parë e renditur në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Trysni që kulmoi pikerisht atë ditë.

Armata militantësh nga të gjitha forcat politike ishin rreshtuar me lista në dore para qendrave të votimit për të mbajtur shënim se kush do të vontonte e kush jo.

Në lokalin përballë shkollës ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, pa nderpreje militantët e partive kanë dokumetuar çdo zhvillim gjatë ditës së zgjedhjeve.

Disa prej tyre shprehen:

“Të gjitha janë të monitoruara, të gjitha janë te regjstruara, të gjithë personat që kanë hyrë brenda…”

“Ne i kemi të gjitha me fakte, sa veta kanë votuar, edhe sa vetë janë futur dhe kanë votuar nga 3-4 herë. Kemi parë punonjës amdinistrate dhe Gardën e Shqipërisë, punonjësit e gardës, shoferat e gardës, duke bërë presion duke i marrë njerëzit me makina, jo një herë por me 10 herë. E kemi monitoruar komplet, ne e dime kush ka votuar, sa kanë votuar, filmimet do ia çojmë partisë, selisë tonë.”

Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur zgjedhje në Shqiperi, por kësaj radhe trysnia ishte më e lartë pasi vota pothuajse pa alternativë i ekspozoi në një farë mënyrë të gjithë qytetarët, duke u identifikuar haptasi si mbështetës të njëres, apo tjetrës force politike. Një problematike mjaft e fortë që lidhet me fshehtësinë e votës, parim themelor ky në shtetet demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA