Kryebashkiaku ende në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk do të pranojë të dalë nga zyra, pavarësisht votimeve të 30 qershorit ku fitues u shpall kandidati i PS, Rakip Suli.

Mziu nuk u bë pjesë e zgjedhjeve pas vendimit të Partisë Demokratike për të mos e njohur 30 qershorin dhe pas takimit që zhvilloi sot në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha, ai theksoi se vendimi për të mos dalë nga zyra e bashkisë është marrë prej tij personalisht.

“Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, ka përshëndetur kryebashkiaku gazetarët që qëndronin jashtë selisë.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale, ndërkohë që Partia Socialiste dhe disa parti të tjera të vogla i zhvilluan këto zgjedhje më 30 qershor.

Top Channel