Kryeministri Edi Rama i ka akorduar “Yllin e mirënjohjes Publike”, oficeres së plagosur në protestë Ina Nukës.

“Më vjen posaçërisht mirë që këtu mes jush ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj së tërë kësaj periudhe tejet të vështirë për secilin dhe secilën prej jush, kolegia dhe mikja juaj, e them me krenari, tanimë dhe mikja ime, Ina Nuku”, thotë kryeministri.

“Ina u plagos rëndë, jo në përballje me krimin e rrugës, por sepse u gjet përballë politikës së rrugës’, thotë Rama më tej.

Kujtojmë se efektivja Nuka u plagos gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re dhe opozitës, para godinës së Kuvendit më 22 nëntor.
Deklarata e Ramës

Më vjen posaçërisht mirë që këtu mes jush ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj së tërë kësaj periudhe tejet të vështirë për secilin dhe secilën prej jush, kolegia dhe mikja juaj, e them me krenari, tanimë dhe mikja ime, Ina Nuku.

Ina ra pre e një goditje qorre me lëndë plasëse, që mund t’i kishte marrë edhe jetën në krye të detyrës. Fatmirësisht, ajo reagoi menjëherë duke shmangur më të keqen e mundshme, por jo gjymtimin e dorës. Një vajzë e zonja dhe e bukur, studente e apasionuar, me rezultate shumë të mira, punonjëse e re dhe e përkushtuar e Policisë së Shtetit, Ina u plagos rëndë, jo në përballje me krimin e rrugës, por sepse u gjet përballë politikës së rrugës. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe përmes saj të gjitha vajzave që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit dhe të gjithëve ju që u përballët denjësisht me agresionin e antishtetit gjatë kësaj periudhe trazimi kombëtar, një shprehje simbolike mirënjohjeje, duke i akorduar “Yllin e mirënjohjes publike” të Kryeministrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel