Kapitenja gjermane e anijes së shpëtimit të emigrantëve doli para një gjykate në Itali, me rastin e saj që ka ndezur tensione të reja mes Romës dhe Berlinit.

Kapitenia e “Sea Watch 3”, Karola Rackete, u arrestua pasi goditi një anije të policisë ndërsa po hynte në portin e Lampeduzës me 40 persona të shpëtuar në Mesdhe. Anija e saj, e ndaluar të ankorohej nga autoritetet italiane, goditi anijen e policisë ndërsa po i afrohej kalatës të shtunën, pas dy javësh qëndrimi në det.

31 vjeçarja, që u shoqërua në gjykatë nga policia, në qytetin sicilian të Agrixhentos, akuzohet për vendosjen e anijes së policisë dhe sigurisë së ekuipazhit të saj në rrezik dhe mund të përballet me 10 vite burg nëse dënohet.

Për ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas, thotë se përfundimi i vetëm i procesit mund të jetë lirimi i kapitenes. “Ne do t’ia bëjmë të qartë këtë Italisë” – tha ai. Maas, ka thënë se ai që shpëton jetë nuk mund të jetë një kriminel.

Por në kundërpërgjigje, ministri i brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, tha se Maas duhet ti kërkojë qytetarëve të tij të mos shkelin ligjet italiane. Ai e ka cilësuar incidentin si një akt lufte. Edhe Franca e ka kritikuar arrestimin duke e akuzuar Romën për histeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA