Parlamenti Europian është rihapur sërish në Strasburg, me një protestë kundër BE-së, të organizuar nga partia britanike “Brexit”, si dhe nga një demonstrim i nacionalistëve katalanas, eurodeputetët e të cilëve e kanë të ndaluar të futen në sallë.

Me qindra katalanas dolën në protestë dhe nxirrnin fotot e karrigeve bosh të eurodeputetëve të tyre. Ish presidenti katalanas, Puixhemont, dhe kolegu i tij, Toni Komin, nuk u lejuan të ulën ne vendet e tyre në Parlament pas zhvillimit të referendumit për pavarësinë, që vazhdoi edhe pse ishte ndaluar nga qeveria.

Hapja e seksionit të ri u shënua me muzikën e Bethovenit dhe një kuartet saksofonash, por deputetët anti-BE nga Partia Britanike Brexit kthyen shpinën gjatë ceremonisë.

Të martën u fol për një plan për të caktuar si Presidente të Komisionit Europian ministren gjermane të mbrojtjes, Ursula fon der Lejen, por palët nuk arritën të sigurojnë mirëkuptim.

Kristi Lagard, ndërkohë, thuhet se mund të vendoset në krye të Bankës Qendrore, ndërsa kryeministri belg, Sharl Mishel, po diskutohet për të kryesuar Këshillin e Europës, sipas medieve evropiane.

FOTO GALERI
1/4
Mes deputetëve të rinj ishte dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA