Barcelona e mbylli javën e fundit të sezonit 2018/2019 me 77.4 milionë, Euro të ardhura nga shitja e 4 lojtarëve, Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Marc Carmona, të cilëve u shtohet edhe emri i Marc Cucurellës, kartoni i të cilit u ble përfundimisht nga Alaves, për 2 milionë Euro.
Kjo shifër i bashkohet asaj që u sigurua nga shitjet e lojtarëve, në 1 korrik të 2018, që kap shifrën 144.4 milionë Euro. Në total, bilanci financiar i Barcelonës pasurohet me të ardhura prej 221 milionë Euro, nga shitjet e futbollistëve, një shifër kjo që përbën një rekord.
Për një kohë të gjatë, drejtuesit e Barcelonës u kritikuan për paaftësi, për të shitur lojtarë, rasti i Neymar nuk konsiderohet si shitje duke qenë se Paris Saint Germaini pagoi klauzolën e kontratës së tij, prej 222 milionë Euro.
Largimet e këtij viti konsiderohen si një sukses për skuadrën katalanase, pasi ata që lanë ekipin ishin lojtarë që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit, apo atë që e kërkuan largimin siç ishte rasti i Cillessen.
Top Channel