Miliona njerëz në botë vendosin në rrezik edhe shikimin duke vazhduar të pinë duhan. Paralajmërimi vjen nga specialistët, që pavarësisht një lidhjeje të dukshme, thonë se vetëm një në pesë persona pranon se duhanpirja mund të çojë në verbim.

“Duhanpirësit janë dy herë më të predispozuar të humbasin shikimin e tyre krahasuar me ata që nuk e pinë duhanin” – thotë një studim i fundit. Kjo sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe përkeqësojë një numër gjendjesh të syrit. Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë syrin.

Për shembull, metale të rënda si plumbi dhe bakri mund të mblidhen në lente, shtresën transparente pas bebëzës së syrit dhe i vendos rrezet e dritës në fokus, e kjo KON në katarakte, kur lentet bëhen të mjegullta. Duhanpirja mund ti përkeqësojë problemet e shikimit të shkaktuara nga diabeti duke dëmtuar enët e gjakut pas retinës së syrit.

Duhanpirësit janë rreth tre herë më të predispozuar të preken edhe nga degjenerimi makular i lidhur me moshën, një gjendje që prek shikimin qendror të një personi, çka bën që ata të humbasin aftësinë të shohin detajet. Ata janë po ashtu edhe 16 herë më të predispozuar se jo duhanpirësit që të pësojnë humbje të papritur të shikimit shkaktuar nga neuropatia optike, kur furnizimi me gjak i syrit bllokohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA