Duke iu referuar fjalës së Presidentit Meta, Astrit Patozi, i ftuar në Top Talk, u shpreh se në Shqipëri mund të aplikohet edhe testi mendor për figurat politike kryesore në vend.

“Presidenti ishte shumë i mërzitur me 30 qershori. Unë në fat prisja një lloj qetësie, sepse u evitua një konfrontimi civil, për të cilin vetë Presidenti Meta ka thënë se ka dhënë kontribut. Por e pashë në një gjendje të rënduar, që është qartësisht qëndrimi i tij politik. Ajo çfarë më bëri më shumë përshtypje është fjala që ai tha se: Politikanët shqiptarë duhet të kalojnë një lloj testimi për gjendjen mendore. Unë jam dakord me Presidentin, se kjo është një gjë që duhet të bëhet. Në kushtet e krizës së thellë politike dhe në kushtet e vapës së madhe, jam dakord me atë që tha”, u shpreh Patozi.

I pyetur nëse kemi njerëz të çmendur në politikë, Patozi u shpreh se: Këtë e tha Presidenti, nëse e thotë ai si Kreu i Shtetit do të thotë se ka sinjale dhe kjo është një gjë që edhe mund të aplikohet.

Top Channel