Patozi në Top Talk: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, jo tregues për një opozitë fituese

02/07/2019 17:12

Në studion e Top Talk, koordinatori i Bindjes Politike, theksoi nga këto zgjedhje të dyja palët politike, si mazhoranca edhe opozita kanë dalë humbëse, pavarësisht se të dyja kanë ngritur flamurin e fitores.

Sipas tij, fitorja në 60 bashkitë e vendit nga PS në mungesë të palës tjetër nuk mund të cilësohet fitore, por as pjesëmarrja e ulët e në zgjedhje nuk mund të jetë fitore për opozitën.

“Duhet të reflektojë e gjithë politike. Të dyja palët thonë se janë fituese, por për mua janë të dyja humbëse. Mazhoranca është humbëse, sepse nuk lëviz nga vendi nga gjithëpushteti. Ndërsa opozita, ajo që nuk mori pjesë në zgjedhje, mezi çohet në këmbë nga mungesa totale e pushtetit. Të dyja palët pretendojnë për fitore. Ndërsa unë them se as ata që përfituan nga mungesa e të tjerëve morën të gjitha bashkitë e pretendojnë se kanë të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk janë të fituar. E sidomos as ata të tjerët që thonë se për shkak se shqiptarët munguan në zgjedhje, të gjitha mungesat janë tonat. Po të ishte kështu, opozita nuk do të kishte nevojë të merrte pjesë në zgjedhje. Sepse në Shqipëri mospjesëmarrje në zgjedhje është më e madhe se votuesve në Shqipëri”, tha Patozi.

Top Channel