Një zhvillim i ri në Turqi po interpretohet si shenja e fundit e dobësimit të pozitave të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ish-ministri i Financave dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i presidentit turk, Ali Babacan ka bërë të ditur, se me ndihmën e ish kreut të dikurshëm të shtetit, Abdullah Gül do të krijojë një parti të re në vjeshtë.

Në opinionin turk flitet se projektit po i jepet vetëm dora e fundit. “Po punohet per zhvillimin e nje vizioni të permasave globale”, thotë një person nga rrethi i afërt i themeluesit të parties, i cituar nga Dojce Vele.

Babacan është një emër shumë i njohur për aftësitë e tij drejtuese në politikën ekonomike të Turqisë, ndaj nuk eshte cudi që krijimi i partisë së re te pritet me shumë interes. Njëra palë thotë, se ai është njeriu që do t’i japë fund lojës së AKP-së, Babacan ka kapacitetin të bëhet president, thonë të tjerët.

Krahas Babacan përmenden edhe emra të tjerë të njohur që mund t’i bashkangjiten partisë së re. Sadullah Ergin, që kanë qenë ministër i Drejtësisë, Besir Atalay i cili eshte angazhuar për procesin e paqes me kurdët, apo ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic.

Vëzhguesit politikë thonë se tek Babacni, e rëndësishmja është qe ka një vision të qartë për të ardhmen, dhe ky vision do të duhet të ishte sipas tyre, që partia e re të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë AKP-ja në pushtet gjatë shtatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA