Donald Trump do patjetër tanke në paradë, më 4 korrik. Ai tha të hënën se një paradë e tankeve të ushtrisë amerikane do të ishte pjesë e një eventi të posaçëm që do të mbajë më 4 korrik në Uashington.
Trump në fakt kishte kërkuar një paradë ushtarake tankesh dhe pajisjesh të tjera të ushtrisë në distriktin e Kolumbias, pasi ai ndoqi një manifestim të ngjashëm në ditën e bastisjes në Paris, në 2017.
Ai plan sidoqoftë nuk u vu në jetë, pjesërisht për shkak të kostos, edhe pse Trump nuk u tërhoq nga ideja. Zyrtarët lokalë sidoqoftë, e kundërshtojnë idenë për shkak të dëmeve që tanket e rënda mund të shkaktojnë në rrugët e qyteteve. E kjo duket se e ka detyruar Trump të kërkojë stacionimin e disa tankeve në pika të caktuara pa dhënë sidoqoftë detaje se ku ato do të vendosen.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me tanket sepse rrugët kanë një tendencë për të mos i pëlqyer tanket e rënda. Ndaj duhet ti vendosim ata në disa pika”.
Ai sidoqoftë tha se do të mund të shiheshin tanket e reja Sherman dhe ata Abrams. Tanket Sherman, përdoreshin gjerësisht nga SHBA gjatë luftës së dytë botërore por kanë qenë jashtë shërbimit për dekada. Ndërsa tanket Abrams, janë aktualisht më të përdorurit nga ushtria amerikane. Ata peshojnë 60 tonë secili.
Top Channel