Presidenti Ilir Meta vazhdon ironinë në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, duke i krahasuar ato me votimet në kohën e diktaturës.
Një ditë më parë, Meta bëri një postim në Facebbok, duke thënë se tani i duhet që të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa sot, kreu i shteti ka postuar një video me Enver Hoxhën, Spiro Kolekwn dhe diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke e përcjellë me mesazhin “Nga fitorja në fitore! Destinacioni dihet”.
“Mirëmëngjesi të dashur miq!
Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.
Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, ironizon Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/330846294500437/
Top Channel