Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sot në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, sipas të cilës  kjo është bërë qëllimisht nga Edi Rama për të nxjerrë nga burgu kriminelë të kërkuar dhe që janë për ekstradime në SHBA dhe vendet e Bashkimi Europian.

“Shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët, që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar”, shprehet Kryemadhi.

Top Channel