Danimarka ndërton ishullin energjetik më të madh baltik, një përgjigje gjeopolitike dhe strategjike ndaj sigurisë energjetike Do të donit të vishnit një fustan të Klaudia Kardinales? Në Paris, Sotheby’s ka nxjerrë në shitje 130 modele haute couture ose gati për tu veshur nga gardëroba personale e aktores italiane, një ikonë e famshme e viteve 1960.
Koleksioni përllogaritet të kapë një vlerë preh 200 mijë eurosh dhe ankandi mbahet në faqen e internetit të Sotheby’s deri më 9 korrik.
“Ky është një koleksion i jashtëzakonshëm që prezantohet nga Sotheby’s, dhe bën bashkë 130 modele të veshura nga aktorja. Bëhet fjalë për gardërobën e saj personale nga dy dekadat e para të karrierës, vitet 1960-1970”, tha Julia Guillon.
Për ekspertët e shtëpisë së ankandeve, kjo është një shitje e jashtëzakonshme pasi gardërobat e aktoreve në ankande janë të rralla, veçanërisht nga kjo periudhë kohore kur Klaudia Kardinale ishte një yll i madh ndërkombëtar dhe kishte marrë pjesë në rreth 180 filma.
Në këtë koleksion ka modele shumë simbolike, ka veshje tapeti të kuq, veshje mbrëmjeje që aktorja i ka përdorur për evente të mëdha të filmit si psh në festivalin e filmit në kanë, në bienalen e Venecias apo në Berlinale. Ka po ashtu edhe modele që aktorja i ka veshur në jetën e saj private.
Top Channel