Gabimi i Tesillos në serinë e 11 metërshave, në çerekfinale të “Copa America”, mes Kolumbisë e Kilit i kushtoi skuadrës së drejtuar nga Carlos Queiroz, pasi u eliminua nga kompeticioni.
Pikërisht ky gabim bëri që te mbrojtësi kolumbian të rritet frika dhe ankthi, për jetën e tij dhe të familje.
“Po, më duan të vdekur” – deklaroi vetë futbollisti 29 vjecar, në rrjetet sociale, – “çfarë nuk më kanë shkruar”, – një deklaratë kjo që pasohet nga ajo e bashkëshortes së futbollistit.
“Kam frikë, më kanë kërcënuar mua dhe fëmijët tani. Mund të kaloj gjithë ditën duke publikuar të gjitha kërcënimet që na kanë shkruar”, tha ajo.
Historia e Tesillos të kujton atë të Andres Escobar, futbollisti kolumbian që u vra në Kolumbi, pas autogolit të shënuar prej tij, në Botërorin e vitit 1994, pikërisht ndaj SHBA, skuadrës së vendit organizator të kompeticionit, një precedent ky i frikshëm, por që në rastin e Tesillos shpresohet që fundi të jetë krejt ndryshe nga ai Escobar.
Top Channel