Danimarka ndërton ishullin energjetik më të madh baltik, një përgjigje gjeopolitike dhe strategjike ndaj sigurisë energjetike Në prag të një eklipsi total diellor, të dukshëm në disa vende të hemisferës jugore, njerëzit në rripin e errësirës totale në Kilin verior, po përjetojnë frenezinë e para-eklipsit me përgatitjet finale dhe me dhjetëra e mijëra turistë po mbërrijnë për tu bërë dëshmitarë të këtij eventi të shumëpritur astronomik.
Si Argjentina ashtu edhe Kili do të jenë nën një fashë hijeje mbi 9 mijë kilometra të gjatë përmes paqësorit jugor që do të përjetojë një eklips total kur hëna të bllokojë plotësisht diellin.
Eklipsi total i diellit do të jetë i dukshëm në disa vende të hemisferës jugore gjatë ditës. Njerëzit e mbledhur në Kili janë “armatosur” me syze të posaçme në mënyrë që të mund të shijojnë sa më mirë eventin.
Për shkencëtarët që ia kanë dedikuar jetën e tyre astronomisë, përjetimi i këtij fenomeni është një mundësi unike. Rajoni në kufirin mes Kokuimbos dhe Atakamës, është ai ku eklipsi do të zgjasë më shumë, 2 minuta dhe 36 sekonda. Një tjetër eklips i plotë i diellit do të ndodhë më 14 dhjetor 2020.
Top Channel