I ftuar në studion e Top Talk, Astrit Patozi e pranoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin normale, por sipas tij do të ishte shumë herë më keq nëse s’do të kishte fare zgjedhje.

Koordinatori i Bindjes Demokratike, theksoi gjatë intervistës se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin fare të mira, por nënvizoi se me to u shmang një konflikt civil.

“Këto nuk ishin në fare zgjedhje të mira, ishin zgjedhje të cënguara, ishin zgjedhje të shëmtuara. Më mirë të kishim këto zgjedhje të shëmtuara, sesa të mos kishim zgjedhje fare. Ne prandaj hymë në këto zgjedhje. Hymë edhe si dëshmitarë, për të thënë se janë të këqija këto zgjedhje. Por që ta bëjmë me zgjedhje ndryshimin, duhet që edhe ai që iku, edhe ai që ngeli t’i thërrasin mendjes. Sepse kjo do të jetë hera e fundit, sepse nëse do të ndodhë prap, përplasjen civile nuk e shmang askush. Së pari, duhet të reflektojë më i forti, që është kryeministri. Por sidomos ai që e la Partinë pa përfaqësim në asnjë nivel”, tha Patozi.

Më tej, Patozi theksoi se palët duhet të ulen e të reflektojnë.

“Duhet të kemi një formatim kushtetues. Nëse kjo nuk ndodh kriza do të shtyhet”, tha ai.

Top Channel