Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian.
Vendimi u mor pas një samiti maratonë prej tri ditësh, dhe emërimi i saj, aleates së ngushtë të Merkelit, ka qenë surprizë për të gjithë, pasi shumë kandidatë të tjerë ishin refuzuar.
Nëse Parlamenti Europian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.
Drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagardë, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tnai mbahet nga Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.
Top Channel