Një aksident ka ndodhur në Shëngjin.

Mësohet se është përplasur një makinë me një motor, ku si pasojë ka humbur jetë një i ri dhe një tjetër është plagosur.

Viktima është 27-vjeçari Indrit Ndreca nga fshati Manati i Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Top Channel