Zgjedhjet lokale, ODIHR do prezantojë gjetjet paraprake sot në orën 15:00
01/07/2019 13:01
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri do të paraqesin gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet ditën e sotme, në orën 15:00.
Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, do të japë një deklaratë për gjetjet paraprake të misionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Top Channel