Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani ka dalë sot përpara vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjykuese   Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, ka vendosur që të rikonfirmojë në detyre Madanin.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Siç duket Madani ka dalë i pastër në të tre shtyllat e rivlerësimit nga ana e KPK.

 

Top Channel