“Vendi shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile. Duhet të shpik dekoratën e re”, Meta nxjerr videon

01/07/2019 11:49

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook për ecurinë e procesit të zgjedhjeve duke thënë se Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile. Ndërkohë, kreu i shtetit komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët në këto votime, duke thënë se nuk kishte asnjë surprizë.

Presidenti nuk la pa ironizuar edhe votimet, sipas tij socialiste, të thirrura nga kryeministri Rama, duke thënë se duhet të shpikë një dekoratë të re “që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”, shkruan Meta.

“Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Për sa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video”, shkruan Meta.

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video

Posted by Ilir Meta on Monday, July 1, 2019

Top Channel