22/12 17:19
Në një intervistë për ‘Al Jazeera’, kryeministri Edi Rama është shprehur se politika duhet të bashkojë vendin. Një ditë pas votimeve të 30 qershorit, Rama duket i hapur për dialog me opozitën që braktisi zgjedhjet, pasi siç shprehet vetë ai, duhen dy veta për të kërcyer tango.
“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por natyrisht që duhen dy veta për të kërcyer një tango. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë, do të reflektojnë dhe do të kuptojnë që ajo që bënë ishte një katastrofë për veten e tyre”, ka thënë Rama.
Edhe në fjalimin e mbajtur mbrëmë, menjëherë pas përfundimit të procesit, Rama tha se ishte i gatshëm për marrëveshje me opozitën.
Top Channel